Pas raportimeve për dëmet e shkaktuara nga Ariu i Murrmë, Forcat e Sigurisë së Kosovës kanë ofruar ndihmë për menaxhimin e situatës së sigurisë për banorët e fshatit Pouske.
Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit ka emëruar një Komision për vlerësimin e masave që duhet të ndërmerren për mbrojtjen e banorëve dhe pasurisë së tyre.
“FSK i është përgjigjur pozitivisht kësaj kërkese dhe sot një ekip nga njësia ndërlidhëse e saj për reagim në rastet e krizave së bashku me disa anëtarë të komisionit të formuar nga MMPK/AMMK, kanë dalë në vendin e ngjarjes”.
“Gjatë analizës së situatës dhe shqyrtimit të nevojave, banorët e fshatit kanë propozuar që zgjidhja me e mirë për te tejkaluar situatën do të ishte ndërrimi i lokacionit për ariun e murrmë”.
Më poshtë mund ta lexoni njoftimin e plotë të Agjencionit për Mbrojtjen e Mjedisit në Facebook.
Për t’u informuar më shumë rreth dëmeve të shkaktuara nga ariu në fjalë, klikoni në linkun e mëposhtëm.