FSK sfidon pjesëtarët me garën “Shqiponja Patrulluese 17”

Prishtinë | 03 Tet 2017 | 17:07 | Nga

Me direktivë dhe urdhër të komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama me qëllim të sfidimit dhe kalitjes fizike për realizmin e misionit që ka FSK-ja, është duke u zhvilluar ushtrimi fushor garues një javor  “Shqiponja patrulluese 17”.

Në terrenet e ushtrimit dhe të zhvillimit të aktivitetit garues, sot ishin për vizitë zëvendëskomandanti i Komandës së Forcës Tokësore, gjeneral brigade Gëzim Hazrolli dhe këshilltari ushtarak britanik i komandantit të FSK –së, nënkolonel Gregor Lindsay.

Gjeneral Hazrolli duke parë nga afër kalitjen e pjesëtarëve dhe gatishmërinë e tyre për tu përball me sfidat e terrenit, e  përgëzoi stafin planifikues të oficerëve si dhe pjesëtarët e skuadrave garuese të cilët me sukses dhe përkushtim demonstruan aktivitetet e parapara me skenar.

Gjeneral Hazrolli tha më tej se planifikimi i mirë, puna ekipore dhe motivimi i lartë kanë bërë që ky ushtrim garues të jetë kaq madhështor. Me këtë rast, gjeneral Hazrolli falënderoi edhe ushtarakët britanik dhe kanadez për mbështetjen  dhënë  në realizimin e ushtrimit.

Për të krijuar tablo më të  plotë të ushtrimit garues ,,Shqiponja patrulluese 17″ një informim të shkurtër e dha kapiten Vegim Kelani, i cili tha se ushtrimi ka filluar me datë 29 shtator dhe do të përfundoj me datë 6 tetor 2017, transemton EkonomiaOnline.

Stërvitjet përgatitore janë zhvilluar për gjashtë muaj dhe janë zhvilluar në çdo njësi madhore të FSK-së, ndërsa për garën finale janë kualifikuar tetë (8) skuadra me nga 72 pjesëtarë, të cilët do të vazhdojnë aktivitetet ditën dhe natën deri sa të përfundojnë skenarin e ushtrimit, ku edhe do të shpallën fituesit e garës.

Nga ana e tij edhe, këshilltari britanik i komandantit të FSK-së, nënkolonel Gregor Lindsay i cili ka qenë në vazhdimësi i angazhuar në mbarëvajtjen e ushtrimit tha se është i lumtur, që gara e organizuar për herë të parë në FSK po zhvillohet me kaq sukses dhe përkushtim.

Kjo  garë  këtë vit organizohet për herë të parë nga  oficerët dhe nënoficerët e FSK-së sipas modelit të ushtrisë së Mbretërisë së Bashkuar dhe parashihet të jetë garë tradicionale vjetore, ku do të ftohen edhe ushtarak të ushtrive të shteteve tjera të rajonit.

Në këtë ushtrimi, ishin edhe ushtruesi i detyrës së komandantit të Brigadës për Reagim të shpejtë, kolonel Xhevahir Geci, ushtruesi i detyrës së komandantit të Brigadës për Mbështetje Operacionale, kolonel Avdi Rraci, shefi i shtabit të BRSH-së, nënkolonel Ejup Maqedonci, pastaj nënkolonel Bashkim Shillova, nënkolonel Ali Krasniqi, si dhe ushtarak ndërkombëtarë të ekipit këshillues dhe ndërlidhës të NATO-s për MFSK dhe FSK (NALT) si dhe oficerë të tjerë të FSK-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme