FSK trajnohet në fusha specialistike

Prishtinë | 31 Maj 2024 | 16:30 | Nga Ekonomia Online

Në ambientet e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes në kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj, u realizuan ceremonitë e certifikimit për kurset “Sistemi i Informimit dhe Komunikimit – Niveli I”, “Reaguesit e Parë – Shpëtimi i Jetës në Fushëbetejë”, “Udhëheqës i Poligonit dhe Mbikëqyrës i Vijës së Zjarrit” si dhe “Kursi bazik i Gjuhës Turke”.

Kështu bëri të ditur FSK-ja, përmes një postimi në Facebook.

Pjesëmarrës në këto kurse ishin pjesëtarë të njësive të FSK-së, të cilët gjatë kësaj periudhe u stërvitën dhe u përgatitën në fusha të ndryshme specialistike: qitje me armë, ofrim të ndihmës së parë në rast lëndimesh në mjedise taktike si dhe aftësimin e përdorimit të radiosistemeve në nivel individual dhe ekipor.

Në ceremoninë e këtyre kurseve morën pjesë Sfati Komandues i KDS, si dhe Komandanti i Kontingjentit Turk, Kolonel Sabri Gokhan Karamursel, me stafin e tij.

Të ngjashme