Federata e Sindikatave të Shërbyesve Civilë (FSShC), në mbledhjen e mbajtur me datën 02.07.2018, ka analizuar zhvillimet e fundit rreth legjislacionit dhe vendimeve që i atakojnë shërbyesit civilë në Kosovë, siç janë:
Ligji nr. 03/L-147 për Pagat e Nëpunësve Civilë (i miratuar në Kuvendin e Kosovës me 06.05.2010) asnjëherë nuk është zbatuar për shkak të papërgjegjësisë së institucioneve qendrore për të funksionalizuar dhe rregulluar fushëveprimtarinë financiare të punonjësve civilë. Ndërsa, Projektligji për Paga për Punonjësit Civilë dhe Publikë, që tani Qeveria e Kosovës e ka përgatitur për ta rregulluar fushën e financiare të pagave të punonjësve që marrin pagë nga buxheti i shtetit, FSSHC është skeptike se do të implementohet. Ky ligj, sikurse ligji i mëparshëm do të prolongohet për shkak se tashmë kemi një vendimtë Kryeministrit për rritje të pagave (Vendim nr.04/20 për rritje të pagave) për kabinetin e tij dhe një mori refleksionesh nëpër institucione tjera dhe për këtë arsye ai nuk do të zbatohet, sepse ata tashmë janë rehatuar dhe kanë përfituar financiarisht, e që ndoshta ligji parasheh ndryshime për këto kategori.
Për këtë gjë, FSSHC-ja kërkon që ky ligj sa më parë të miratohet dhe të krijohet rregull për pagat për të gjithë të punësuarit, që marrin pagë nga buxheti i shtetit.
Ndërsa, mungesa e ballafaqimit dhe e bashkëpunimit me akterët relevantë për t’i avancuar reformat dhe standardet e kërkuara edhe nga BE ka bërë që reforma në administratën shtetërore të jetë e parealizueshme deri më tani.Manipulimi me reformat në administratën publike, për një kohë shumë të gjatësi dhe përshtatja e disa pozitave në katalogun e vendeve të punës duhet të funksionalizohensipas standardeve për të mos krijuar refleksione, pakënaqësi dhe kundërshtime tek punonjësit civilë dhe publikë.
Devijimi nga standardi i Rregullores nr. 19/2012 për Vlerësimin e Rezultateve në Punë për Nëpunësit Civilë, duke kërkuar nga udhëheqësit që mos t’i poentojnë me pikë të larta punëtorët e tyreështë duke u përsëritur çdo vit në dëm të punonjësve në administratën e institucioneve të Kosovës.
Favoret e kësaj rregullore i gëzojnë vetëm udhëheqësit e lartë civilë dhe publikë, ndërsa punonjësit e rangut më të ulët diskriminohen duke i notuar në fund të vitit me pikë jo të mira (jo më shumë se 3.5), për t’ua bërë të pamundur avancimin në pozitë. Edhe Rregullorja e vlerësimit të rezultateve në punë si dhe Ligji nr.03 L-149 për Shërbimin Civil në Republikën Kosovës i parashohin mundësitë e avancimit në pozitëpër shkak të rezultateve dhe përfitimeve të institucionit nga puna e punonjësit.
Nëse nuk zbatohen rregullat ligjore dhe standardi i punës dhe pagave për shërbyesit civilë, FSSHC-ja do të ndërmarrë hapat sindikalë sipas Ligjit nr. 04/-l-011për organizimin sindikal në Kosovë dhe sipas statuti të FSSHC-së.