Ligji i Pagave i dëmshëm për punëtorët e Korporatës Energjetike

Prishtinë | 22 Nën 2019 | 15:49 | Nga Ekonomia Online

Aseti më vital i Korporatës Energjetike të Kosovës janë vetë punëtoret. Falë mundit, djersës që ata kanë derdhur, sot kjo ndërmarrje ka rezultate jashtëzakonisht të mira. Kjo kompani publike është shembull nga kompanitë tjera që nuk marrim asnjë cent nga shteti, mirëpo vetëm i japim shtetit. Brenda një viti paguajnë rreth 24 milionë euro vetëm tatime, paguajmë TVSH-në sikur të gjitha kompanitë private dhe kanë një fitim rreth 17 milionë, thonë nga Korporata Energjetike.

Sipas tyre Ligji i Pagave që është miratuar në Kuvendin e Kosovës është i dëmshëm për punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës dhe na dëmton tërë këtë mund dhe tërë këto rezultate që i kemi deri më tani. Punëtorët e KEK-ut nuk krahasohen me punëtorët e ndërmarrjeve apo të shërbyesve civil që punojnë në zyrë. Ata punojnë në terren, punë me ndërrime dhe me specifika të veçanta.

Prandaj, defekti më i madh i këtij ligji është se ka bërë barazimin e punëtorëve në prodhim me stafin civil që punon në zyre.

Sindikata e punëtorëve ka bërë presion të vazhdueshëm derisa kanë kërcënuar se në rast se ky ligj hyn në fuqi ata do të ndërprenë punën pra do të ndërprehet prodhimi.

Si rrjedhim, KEK-u do të respektoj ligjin, prej momentit që hyn në fuqi, por jemi të vetëdijshëm se kjo do të ketë pasoja të paimagjinueshme negative në operimin e KEK-ut si dhe prodhimin e qymyrit dhe energjisë elektrike në nivel nacional.

Të ngjashme