Ftesa nga EULEX-i dhe konfiskimi i telefonit, Mergim Lushtaku reagon për babain e tij

Prishtinë | 09 Mar 2024 | 14:49 | Nga Ekonomia Online

Të premten në orët e mbrëmjes, Sami Lushtaku, është dërguar tek zyrat e EULEX-it në Prishtinë. Pas daljes nga EULEX, avokati i Lushtakut, Artan Qerkini, ka bërë të ditur se Lushtakut i është konfiskuar telefoni, gjë të cilën e ka quajtur si të kundërligjshme.

Pas kësaj ngjarje me Sami Lushtakun e që duket se është e ndërlidhur me Gjykatën Speciale, ka reaguar sot djali i Lushtakut dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Mergim Lushtaku.

“Krenarë që të kemi”, ka shkruar ai.

Të ngjashme