Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë njofton të gjithë fermerët e Mitrovicës së Veriut ( Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok) se dosjet e tyre për aplikim në programet mbështetëse të MBPZHR-së, Programin për Zhvillim Rural – Grantet investive dhe Programin për Pagesa Direkte – Subvencione, mund t’i dorëzojnë në Zyrën Regjionale në Mitrovicën e Jugut çdo ditë pune nga ora 09:00 – 16:00.
Ndryshe, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ditë më parë ka vendosur që afati për aplikim për këto programe të zgjatet deri më 12 korrik 2019. Kjo zgjatje është bërë pas kërkesave të fermerëve dhe Drejtorive Komunale për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, duke iu mundësuar në këtë mënyrë aplikimin të gjithë fermerëve dhe ekonomive bujqësore.
Procedurat e aplikimit dhe dokumentacioni mbetet i njëjtë.