Ftohtë dhe ngrica këtë javë

Prishtinë | 15 Shk 2021 | 08:15 | Nga Ekonomia Online

Java e tretë e muajit shkurt fillon me mot të ftohtë dhe me vranësira të shpërndara.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës deri të enjten do të ketë ngrica.

“Të mërkurën vende-vende parashihet të ketë reshje të dobëta bore. Nga dita e enjte priten ngritje graduale në fushat termike, në të dy vlerat ekstreme. Temperaturat minimale gjatë këtyre ditëve do të lëvizin ndërmjet -11 deri -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -4 gradë deri +5 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-7 m/s”, bën të ditur ky institut.

Të ngjashme