Takohet pas 20 viteve me personin që ia shpëtoi jetën

Prishtinë | 22 Sht 2016 | 16:37 | Nga

Një punëtor ndërtimi në Çikago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kishte shpëtuar jetën e një foshnje-je të porsalindur në tetor të vitit 1995.

Duke ecur pranë një grumbulli mbeturinash, ai kishte dëgjuar një fëmijë duke qarë, pasi ishte afruar, në një qese të zezë, kishte gjetur foshnjën dhe e kishte dërguar menjëherë në spital.

Gerald Rocky Hyatt, e kishte lënë foshnjën në dorë të infermiereve, të cilat ishin kujdesur gjatë gjithë kohës për të, madje edhe i kishin vënë emrin Mary Grace dhe historia e saj u bë e famshme në gjithë qytetin e Çikagos.

Ajo u rrit dhe mësoi historinë e jetës së saj, ku një punëtor ndërtimi i kishte shpëtuar jetën vetëm pak çaste pasi kishte lindur dhe e ëma biologjike e kishte braktisur në mënyrën më të shëmtuar.

Vajza e kërkoi njeriun që i kishte shpëtuar jetën dhe me ndihmën e gazetarëve i’a arriti që ta gjente.

Kjo është video prekëse nga ribashkimi i tyre:

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme