Emily Ratajkowski dhe Sebastian Bear-McClard kanë finalizuar divorcin e tyre gati tre vjet pas ndarjes.
Vendimi është marrë në Gjykatën Supreme të Manhattanit më 22 korrik, duke e bërë që çifti të jenë ligjërisht beqar.
Detajet nga divorci i supermodeles me ish-bashkëshortin tregojnë se një urdhër i kualifikuar për mbështetje mjekësore për fëmijën e tyre është lëshuar në të njëjtën ditë.
Ndërsa detajet specifike nuk dihen për shkak të ligjeve të divorcit në Nju Jork, ndërsa raportohet se marrëveshja për ndarjen është arritur muaj më parë.
Page Six raportoi në shtator 2022 se Ratajkowski, 34 vjeçe, paraqiti kërkesë për divorc në shtator 2022, katër vjet pasi u martua me Bear-McClard.
Ndarja pasoi akuzat se regjisori e kishte tradhtuar supermodelen. Çifti janë prindër të një fëmijë, Sylvester Apollo Bear, i lindur në mars 2021.
4-vjeçari jeton kryesisht me Emily Ratajkowski, por vazhdon të kalojë kohë me të atin disa herë në javë.
Në intervistat e kaluara, Ratajkowski është hapur rreth kostos emocionale të martesës. Për Vogue, ajo u shpreh se: “Isha vërtet, vërtet e palumtur”.
“U dobësova shumë sepse nuk isha mirë”, tregoi ajo duke shtuar se provoi ilaçe kundër depresionit dhe luftoi shumë përpara se të zgjidhte t’i jepte fund martesës.
“Mendoj se ajo që mësova nga marrëdhënia ishte t’u besosh instinkteve të tua”, tha supermodelja.