Fundi i pushimeve, si ta përballoni kthimin në shtëpi?

Prishtinë | 28 Gus 2019 | 09:05 | Nga Ekonomia Online

Të provosh pak trishtim pas përfundimit të pushimeve, është diçka normale, e rëndësishme është të mos humbasësh buzëqeshjen dhe t’i rikthehesh jetës së përditshme me energji dhe humor të mirë.

Por, për shumë persona, momenti i kthimit në shtëpi dhe në punë, mund të jetë i vështirë. Ekziston madje një sindromë e vërtetë e kthimit, në të cilën malinkonia normale për fundin e një momenti të çlirët, shoqërohet me një seri shqetësimesh të vogla, si dhimbje koke, pagjumësi, vështirësi përqendrimi etj.

Nuk bëhet fjalë për një sëmundje por për reagimin normal të organizmit që duhet të riadaptohet me një seri zakonesh, mes të cilëve, ndryshim i klimës, ushqimit dhe mbi të gjitha ritmeve dhe ekuilibrit. Dhe për gjithë këtë, ekspertët kanë disa këshilla.

E para, është të mos kridhesh menjëherë në punë, me ritme të plota, por ngadalë. Një ndihmë anti stres mund të jetë përpjekja për të ruajtur sa më gjatë që të jetë e mundur të paktën disa nga zakonet e pushimeve, shkruan Top Channel.

Para se të fillosh të shqetësohesh për tu rikthyer në formë dhe për të humbur ndonjë kg të shtuar, duhet të mbahet gjallë shpirti i pushimeve duke vazhduar të shtrosh në tryezë shihet që na kanë shoqëruar përgjatë pushimeve.

Dielli mbetet aleati më i mirë i humorit të mirë, edhe në qytet. Në anën tjetër, fundi i pushimeve shënon fillimin e një viti tjetër. Në vend që të zhytesh në mendime të trishta për pushimet e mbaruara, mund të përfitoni për të bërë projekte të reja për kohët që do të vijnë.

Dhe nëse e gjithë kjo nuk mjafton, ka edhe një kartë të fundit: në vend që të lëshohesh në prehër të trishtimit, filloni planifikoni të tjera pushime, edhe pse për vetëm pak ditë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme