Edhe kjo fundjavë do të jetë kryesisht me diell, ndërsa java e ardhshme do të sjellë mot më të ftoftë dhe me reshje shiu.
Temperaturat e ajrit deri në fundjavë do të mbesin mbi vlera mesatare për këtë periudhë kohore.
Minimalet do të sillen nga 13 gradë Celsius deri në 15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 28 deri në 30 gradë Celsius, ndërsa ditën e hënë do të zbresin deri në 22 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme e lehtë dhe mesatare nga verilindja 2-8m/s. Shtypja atmosferike gradualisht do të pësojë rënie të lehtë nën vlera normale.