Fundjava në Kosovë me mot të ngrohtë

Prishtinë | 02 Nën 2018 | 08:35 | Nga Ekonomia Online

Ditët e para të muajit nëntor parashikohet të jenë me mot shumë të ngrohtë, vranësira dhe diell.

Rajoni ynë mbetet nën ndikimin e fushave anticiklonike mbi Evropën lindore, derisa në fundjavë nga Atlantiku një tjetër anticiklon nga ishujt e Azoreve do të depërtojë përgjatë Evropës qendrore dhe mbi rajonin tonë. Ndërkohë masa të ngrohta ajrore nga Afrika veriore vazhdojnë të shtrihen mbi Kosovën, që do të favorizojnë rritje të temperaturave dukshëm mbi vlera mesatare.

2.11 – Mot shumë i ngrohtë, me vranësira dhe intervale me diell.

3.11- Të shtunën mot shumë i ngrohtë, pjesërisht i vranët.

4.11- Ditën e diel vazhdon të mbajë mot i ngrohtë, kryesisht me diell.

5.11 – Mot i mirë, kryesisht me diell.

Temperaturat e ajrit, do të rriten ndjeshëm mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 9C deri në 13C, e maksimalet nga 23C deri në 24C. Në fillim të javës së ardhshme pritet të zbresin lehtë, minimalet deri në 6C, e maksimalet deri në 18C.

Sipas Prishtina Weather, do të fryjë erë mesatarisht e fuqishme nga jugu-juglindja 5-12m/s. Shtypja atmosferike gradualisht do të zbres në vlera normale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme