Fuqia punëtore e madhe dhe e paprofilizuar

Prishtinë | 29 Nën 2016 | 12:27 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) ka lansuar sot raportin “Vlerësimi i nevojave për shkathtësi – Identifikimi i nevojave të punëdhënësve në gjashtë sektorë ekonomik në Kosovë”.

Raporti përmban të dhënat e mbledhura nga 587 kompani private nga sektorë të përzgjedhur, vë në pah shkathtësitë e kërkuara nga punëdhënësit dhe shërben si një resurs për të ndihmuar politikë-bërësit, ofruesit e trajnimeve dhe edukimit që të harmonizojnë më mirë politikat për zhvillimin e fuqisë punëtore dhe programet sipas nevojave të tregut të punës.

Këto industri janë përpunimi i ushqimit, kontraktimi i proceseve të punës dhe Qendra për mbështetje të klientëve, përpunimi i metalit, industria e tekstilit, Tekstili dhe përpunimi i drurit.

Ky raport është mbështetur edhe nga Ambasada e Finlandës.

Ambasadorja e Finlandës në Kosovë, Anne Huhmtamaki, tha se në Kosovë përpos që papunësia është shumë e madhe, në të njëjtën kohë ka edhe mungesë të kuadrove të profilizuar.

“Tema e cila po zhvillohet është aktuale edhe pse ka papunësi në Kosovë fushat e caktuara kanë mungesë të punëtorëve të profilizuar. Fuqia punëtore në Kosovë besoj që është e madhe, por kërkesat specifike të tregut shpesh janë në mungesë”, tha Ambasadorja Huhmatamaki, e cila përfundoi duke thënë se sektori i arsimit duhet të jetë njëri ndër faktorët kyç për zhvillimin e fuqisë punëtore për tregun e punës.

Ada Shima menaxhere e këtij projekti tha se për këtë raport kanë punuar tri gra të cilat kanë kontribuuar për të treguar statistikat dhe përmbledhjet të cilat tregojnë saktë nevojën dhe mungesën e fuqisë punëtore në sektorin publik dhe privat.

Kurse, Valbona Bogujevci, koordinatore e projektit tha se UNDP-ja ka bashkëpunuar me Ministrinë e Punës dhe atë t Arsimit, por edhe me ministri të tjera që kanë për qëllim funksionimin e tregut privat.

“Në bazë të këtij raporti kuptohet se punëdhënësi është mundësia për të treguar atë që i punësuari ka mësuar gjatë studimeve në mënyrë që të praktikojë qartë që ka mësuar në teori”, tha Bugujevci.

Izedin Bytyqi, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, tha se kjo ministri ka arritur të bëjë reforma në sektorin e punës, si atë privat por edhe atë publik.

“Së fundi kemi bërë edhe sistemin njoftues të tregut të punës, përmes së cilit mund të informohen të interesuarit për cilëndo punë që dëshirojnë ta bëjnë. Gjithashtu qendrat e arsimit profesional të cilat janë mbi 30 të akredituara kanë qenë fleksibil për ata që janë trajnuar në këto qendra”, tha Bytyqi.

undp1
undp3

Të ngjashme