Fury pranon se pa stërvitje gjendja e tij mentale do të ishte shumë e rëndë gjatë izolimit

Prishtinë | 20 Pri 2020 | 17:02 | Nga Ekonomia Online

Kampioni i botës në boks, Tyson Fury, ka pranuar se stërvitjet po ia mundësojnë të kujdeset për shëndetin e tij mental gjatë izolimit.

Kampioni i botës në kategorinë e rëndë në versionin WBC, ka vuajtur më parë nga ankthi dhe depresioni. Madje kishte bërë të ditur se kishte menduar edhe për vetëvrasje.

Britania e Madhe është e mbyllur gjatë pandemisë së koronavriusit, ndërsa yjet e sportit po janë goxha aktiv në rrjetet sociale.

Fury 31-vjeçar dhe familjarë të tij po ushtrojnë çdo ditë dhe seancat po i paraqesin në Instagram. Ai të hënën bëri një stërvitje që e djersiti shumë.

Gjatë stërvitjes në formë qarku, Fury ka folur para kamerës për atë se si ndihmojnë stërvitjet e bëra.

Ka pranuar se pa këto stërvitje “shëndeti i tij mental do të ishte i tmerrshëm”.

Boksieri i famshëm ishte dy vjet e gjysmë jashtë sportit duke luftuar problemet e tij mentale, alkoolin dhe drogërat. Të hënën ai ka bërë 500 përsëritje të ushtrimeve të ndryshme në dysheme.

“Një stërvitje e shkëlqyeshme e së hënës. Kam djersitur mirë. Shpresoj se këto stërvitje do të ndihmojnë të gjithë. Qëndroni të sigurt, qëndroni të shëndetshëm”, ka thënë Fury për përcjellësit e tij të shumtë në Instagram.

Image


Të ngjashme