Ditë më parë fushat tek rruga C në Prishtinë janë përfshirë nga zjarri.
Kjo nuk po ndodhë për herë të parë dhe po ju pengon qytetarëve në qarkullimin normal të tyre si pasojë e tymit të madh që krijohet.
Ata bëjnë thirrje për reagim institucional.
Rastin e ka konfirmuar edhe Drejtori i Zjarrfikësve të Prishtinës Latif Zeka, i cili tha se kjo ka ndodhur ditë më parë, dhe është reaguar menjëherë për t’i shuar.
Ai shtoi se në këto fusha është bërë ndezja e mbeturinave, transmeton Klan Kosova.
” Rasti ka ndodhur më herët para disa dite. Ne kemi intervenuar menjëherë për ta fikur zjarrin. Këtu janë grumbulluar mbeturinat dhe janë djegur më pas. Kjo ndodh shpesh në këtë pjesë “- tha Zeka.