Spanjë: Zjarri detyron të largohen nga shtëpitë e tyre rreth 3 mijë persona

Prishtinë | 31 Gus 2020 | 12:51 | Nga Ekonomia Online

Rreth 3 mijë njerëz janë detyruar të evakuohen nga shtëpitë e tyre si pasojë e një zjarri që u shkaktua në rajonin jugor të Andaluzisë se Spanjës, thanë autoritetet e atjeshme të dielën.

Zjarrfikësit dhe punonjësit e emergjencës kanë provuar ta parandalojnë flakën, por kushtet e motit duket që po ndikojnë më shumë në rritje të zjarrit, njofton BBC, transmeton Klan Kosova.

Zjarri që shpërtheu të enjten në malet pranë qytetit të Almonaster la Real, 120 kilometra në veriperëndim të qytetit të Seviljes, tani më ka djegur 100 kilometra katrorë.

Edhe pse zjarri është nën kontrollin e zjarrfikësve ende nuk dihet kur do të përfundojë.

“Është shumë e vështirë të thuash kur zjarri do të jetë nën kontroll,” u shpreh Juan Sanchez, zyrtar në Departamentin e Zjarrfikësve në Andaluzi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme