Kandidatja për presidente nga LDK, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur agjendën e saj për ditën e katërt të fushatës elektorale.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka njoftuar se gjatë ditës do të zhvillojë takime me qytetarë në disa qytete të Kosovës, pas vizitave të mëngjesit në Gollak dhe Kurillë të Prizrenit.
“Pas vizitave në familjet e mrekullueshme të Kosovës në Gollak sot në mëngjes e në Kurillë te Prizrenit pas pak, do të jemi poashtu bashkë pasdite në takime me qytetarë në:
15:00 – Malishevë
Restaurant MANI
16:00 – Suharekë
Shtëpia e Kulturës “Ukë Bytyçi”
17:30 – Gjakovë
Parku Kulturor “Ali Podrimja”
19:00 – Lipjan
Sheshi i Qytetit
20:00 – Prishtinë (Dega 2)
SHMU “Ahmet Gashi”, shkroi Osmani.