Fushata, PS shpenzoi 22 milionë lekë vetëm për flamuj

Prishtinë | 24 Qer 2017 | 21:58 | Nga

Në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është publikuar sot bilanci i shpenzimeve të partive kryesore në vend për 4 ditë fushatë.

Në këtë bilanc thuhet se Partia Socialiste ka zhvilluar 8 takime elektorale, ndërsa shpenzimet kapin shifrën e 7.760.500 lekëve të reja, apo rreth 78 milionë lekë të vjetra.

Shpenzimi më i madh i PS-së është shënuar në mitingun përmbyllës në Tiranë, që u mbajt në sheshin “Nënë Tereza”, ku u shpenzuan rreth 22 milionë lekë të vjetra vetëm për flamuj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme