Fushata “Ta pastrojmë Kosovën”, shembull në mesin e 128 shteteve

Prishtinë | 09 Jan 2019 | 15:24 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Fushata “Ta pastrojmë Kosovën”,  po vlerësohet të jetë shembull në mesin e 128 shteteve anëtarë të “Let’s Do It World”.

Kështu tha se  udhëheqësja e Rrjetit të “Let’s Do It World”, Heidi Solba, gjatë një takimi që pati me ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, dhe drejtorin e “Let’s Do It Kosova”, Luan Hasanaj, raporton Ekonomia Online.

Solba përgëzoi rezultatet e aksionit për pastrimin e Kosovës si dhe për bashkëpunimet në të ardhmen.

“Dua të iu uroj qeverinë e Kosovës dhe “Let’s Do It Kosova”, për një punë të shkëlqyeshme që kanë bërë gjatë fushatës së pastrimit. Dukë vendosur një shembull të bashkëpunimit mes Qeverisë dhe organizatave. Po udhëhiqni si shembull në mësim e 128 shteteve që janë anëtare. Jemi të nderuar qa ministri Matoshi do jetë pjesëmarrës në konferencën në Estoni”, u shpreh Solba.

Ndërsa ministri i Mjedisit, Fatmir Matoshi, tha se janë të kënaqur me pjesëmarrjen e vullnetarëve gjatë aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”.

“Arsyeja pse jemi sot këtu është e veçantë unë vetëm sa përfundova takimin me Heidi Solba dhe Luan Hasanajn. Në këtë takim më përgëzuam ai vend si Task Forcë për punën që kemi bë në kuadër të aksionit ta pastrojmë Kosovën për punën që kanë bë të gjithë anëtarët e Task Forcës. Poashtu përveç kësaj u gëzuam për numrin e madh të vullnetarëve qa kanë marrë pjesë në këtë fushatë që kanë qenë 10% të qytetarëve. Ne si institucione jemi të përkushtuar dhe nuk do të lejojmë që asnjë keqbërës ta shkatërrojë ambientin”, tha Matoshi, raporton Ekonomia Online.

Matoshi shtoi se sfidë mbetet grumbullimi i të gjitha atyre mbeturinave.

Në anën tjetër, drejtori ekzekutiv i “Let’s Do It Kosova”, Luan Hasanaj, tha se fushata “Ta pastrojmë Kosovën” është një prej modeleve më të mira që ja ndodhë ndonjëherë.

“Është kënaqësi që rezultati që u arrit gjatë të këtyre muajve, ne po arrijmë në një dimension tjetër që Kosovën po e bëjmë një lajm të mirë ndërkombëtarë. Fushata “Ta pastrojmë Kosovën”, është një prej modeleve mq të mira që ka ndodhur ndonjëherë. Siç kemi thënë më 15 shtator ne do jemi model dhe kjo po realizohet”, pohoi Hasanaj.

Të ngjashme