Fushë-Kosova konfirmon se tre qytetarë të saj janë të infektuar me Covid

Prishtinë | 31 Mar 2020 | 00:31 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Fushë-Kosovës ka pranuar se tre qytetarë të kësa komune nga fshati Miradi e Ulët janë të infektuar me Coronavirus.

“Qytetarë të nderuar, mund të jeni të shqetësuar dhe të brengosur se edhe në komunën tonë kemi 3 qytetarë të prekur me Coronavirus dhe janë nga fshati Miradi e Ulët”, thuhet në një postim në faqen e Facebookut të kësaj komune.

Më herët ky lajm është demantuar nga kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, Burim Berisha.

Të ngjashme