Komuna e Prishtinës të hënë ka nisur aksionin për largimin e qenve endacak nga rruga dhe dërgimin e tyre në strehimore të licencuar nga Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit.
Drejtori për Siguri dhe Emergjenca, Lulzim Fushtica ka konfirmuar për Ekonomia Online se ky aktivitet do të vazhdojë për ditët në vazhdim dhe se qëllim kanë që qentë të trajtohen në mënyrë humane e do të përgatiten për adoptim.
Fushtica ka sqaruar se do t’i subvencionojnë edhe qytetarët që janë të interesuar të adoptojnë qentë.
Sipas tij, një person që e merr një qen do të subvencionohet me 50 euro në muaj, përderisa qytetarët mund t’i marrin deri në 5 qenë” ka deklaruar drejtori për siguri dhe emergjenca.
Ai ka sqaruar se Komuna po ashtu është duke e përgatitur rregulloren për trajtimin e qeneve endacak, ku përfshihet edhe mënyra se si mund të adoptohet një qen, të cilin do ta trajtojë falas në çfarëdo kohe veterinari i kryeqytetit.
“Aksioni ka filluar mbrëmë dhe do të vazhdoj në ditët në vijim, kryetari Rama ka vendosur që të trajtojmë çështjen e qenve endacak e cila ka qenë dhe është një çështje serioze dhe çështje që ka preokupuar banorët e kryeqytetit. Kemi filluar që nga nata e mbrëmshme të bëjmë largimin e qenve endacak nga rrugët e kryeqytetit dhe vendosja tyre në strehimore që është e licencuar nga Agjencinë i Veterinës dhe Ushqimit. Ne jemi duke i strehuar dhe vetëm në strehimoren e cila është e licencuar dhe monitoruar nga AVUK. Si subvencionim apo motivim kemi vendosur që të subvencionojmë si personat fizik dhe personat juridik me nga 50 euro në muajt për qenë, këtë rast strehimorja që është e licencuar nga AVUK-u, do të subvencionohet me nga 50 euro nga komuna ku do të bëjnë strehimin e qenve endacak”.
“Edhe personat fizik, pra qytetarët në bazë të interesimit që interesim ka për fat të mirë, kemi interesim të madh të qytetarëve që janë të interesuar që të bëjnë adoptimin e qenve dhe do të lidhin kontrate me komunat për subvencionim, por duhet të kemi parasysh që adoptimi do të bëhet vetëm nëpërmjet strehimores e cila është e licencuar dhe do të behët nga qendrat që merren me trajtimin e qenëve. Pra nuk mund qytetari të shkojë dhe të merr qenët në rrugë, por duhet ti drejtohet strehimores dh strehimorja do të jep një qenë për adoptim i cili është i sterilizuar, i kastruar, i vaksinuar dhe i shëndosh. Do të lidh kontrata me kryeqytetin dhe do të subvencionohet në baza mujore 50 euro për qenë. Duke përmbush edhe obligimet që do të rrjedhin nga kontrata, si për qytetarin si për kryeqytetin. Duhet të parashohim edhe gjoba në rast se qeni keqtrajtohet, apo në rast se lëshohet nga pronari”.
“Ata do të mbahen aty deri sa të jenë të adaptohen, do të trajtohen dhe do të mbahen ne qendër deri sa të adaptohen. Nuk do të ketë asnjë proces tjetër duhet t’i sigurojmë qytetarët, përveç siç është e përcaktuar edhe me udhëzimi administrativ”.
Sipas tij, Komuna është duke ndërmarrë veprime të shumta për trajtimin e qeneve endacak, ku deri tani janë ndarë 1 milion e 300 mijë euro.