Ndeshja mes Lirisë dhe Dritës e hap javën e tretë në Superligën e Kosovës në futboll.
Kjo ndeshje luhet të premten nga ora 16:45 në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren.
Liria ka humbur dy ndeshjet e para, derisa kampionia në fuqi, Drita, të dielën u befasua nga Flamurtari.
Ndeshjet e tjera të javës së tretë luhen të shtunën e të dielën.
Të shtunën janë ndeshjet Llapi – Ferizaj dhe Ferronikeli – Ballkani, që po ashtu nisin në ora 16:45.
Në termin të njëjtë të dielën luhen ndeshjet Gjilani – Trepça ’89 dhe Flamurtari – KEK-u, ndërsa prej orës 19:45 nis takimi Prishtina – Drenica.