Malta është një nga shtetet e para që ka njohur Pavarësinë e Kosovës të shpallur në vitin 2008. Ndihmoi Kosovën në shumë fusha, e së fundi sukseset e Kosovës në futboll mund të lidhen edhe me këtë vend.
Futbolli i Kosovës dhe përfaqësuesja e saj kanë kujtime të bukura nga Malta dhe që lidhen me të.
Kosova ishte në një grup me Maltën në Ligën e Kombeve, shkruan sot “Koha Ditore”.
Ndaj saj Kosova fitoi të dy ndeshjet, madje atë në Maltë 5:0 dhe ne fund fitoi edhe Grupin. E “ndihmë” Kosovës i dha edhe në ndaljen e rivalit direkt. Malta ndali në dy barazime Azerbajxhanin, ekip që Kosovës i konkurroi deri në fund për vendin e parë në grup.
Në fund, Kosova e mposhti Azerbajxhanin bindshëm, 4:0 dhe fitoi grupin, por kësaj ndeshjeje të luajtur të martën në Prishtinë, iu fut me dy pikë epërsi, falë edhe “ndihmës” së Maltës.