Futbollistet e përfaqësueses së Kosovës e kanë fituar edhe ndeshjen e tretë në kuadër të turneut “Il Calcio E’Rosa” që po mbahet në Itali. Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se të enjten futbollistet e reja kanë fituar ndaj Uellsit me rezultatin 5:0.
Kosova më herët këtë javë fitoi ndaj Bolzanos me shifrat 3:0 dhe ndaj Lazios C me rezultat 8:0. Kosova në këtë turne ndërkombëtar po paraqitet me futbolliste të grupmoshës U-16, U-19 dhe U-23.
Verona Berisha, Laureta Temaj, Loreta Lulaj, Njomëza Osmani dhe Fortesa Berisha kanë shënuar golat në fitoren e së enjtes.
Në finale, të premten paradite, Kosova luan me Moldavinë.