Një nga një, futbollistët e Real Madridit kanë arritur të premten në mëngjes në qendrën stërvitore në Valdebebas.
Ata janë testuar për COVID-19 dhe më pas janë larguar nëpër shtëpitë e tyre.
Pasdite të gjithë do të marrin testet dhe futbollistët negativ, do të nisin stërvitjen para ndeshjes me Cadizin.
Reali do të bëjë këtë çdo ditë për të parandaluar rritjen e të infektuarve, pasi tashmë ka shumë lojtarë pozitiv me COVID-19, si Modric, Bale, Asensio, Rodrygo, Lunin et.
Edhe klubet në Angli i ka pushtuar COVID-19 sa që janë anuluar shumë takime dhe tashmë është alarmante se çfarë do të ndodhë me ligat, nëse duhet të ndalen apo të rrezikojnë çdo ditë me më shumë.