Futbollistët e Serbisë festojnë kualifikimin në Kupën e Botës në Lisbonë me simbole nacionaliste për Kosovën

Prishtinë | 15 Nën 2021 | 11:13 | Nga Ekonomia Online

Serbia ka arritur të kualifikohet në Kupën e Botës “Katar 2022” direkt nga vendi i parë në Grupin A.

Kombëtarja serbe e mposhti Portugalinë 1-2 në ndeshjen “jetike” të zhvilluar mbrëmë në Lisbonë.

Festa në taborin e serbëve ishte e madhe në fushë dhe jashtë saj, e ku si zakonisht nuk munguan edhe simbolet nacionaliste të cilat kanë të bëjnë edhe me Kosovën.

Tre futbollistë të Serbisë u fotografuan pas ndeshjes duke festuar me simbole nacionaliste, përfshirë këtu edhe Kosovën.

Dy prej tyre mbanin veshur një fanellë me hartën e Serbisë, e ku në të ishte e përfshirë edhe pjesë e shtetit të Kosovës të cilën këta nuk e njohin si shtet, pavarësisht se realiteti është ndryshe.

Gjithashtu, simboli i ngritjes së tre gishtave nuk mungoi që përbën një simbol tjetër nacionalist.

Mesazhet politike janë të ndaluara në futboll, aq më tepër ato nacionalist.

Mbetet të shihet nëse FIFA do të marrë masa ndaj këtyre veprimeve skandaloze të futbollistëve të Serbisë.

https://twitter.com/ljubofil/status/1460126562196545536?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1460126562196545536%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=http%3A%2F%2Fzeri.info%2Fsport%2F431803%2Ffutbollistet-e-serbise-festojne-kualifikimin-ne-kupen-e-botes-ne-lisbone-me-simbole-nacionaliste-per-kosoven%2F

Të ngjashme