Futbollistët e skuadrës kthehen kundër Ozilit

Prishtinë | 08 Maj 2018 | 12:40 | Nga

Mesfushori ofensiv i Arsenali, Mesut Ozil, duket se ka filluar të krijojë pakënaqësi dhe nervozë te bashkëlojtarët e tij, të cilët mendojnë se ai më qëllim po zgjedh kur të jetë ose jo i lënduar kohëve të fundit, duke zgjedhur edhe në cilat ndeshje do të paraqitet.

29-vjeçari ka munguar në pesë ndeshjet e fundit të Arsenal dhe problemet me shpinën, mund ta mbajnë atë larg fushës edhe për dy ndeshjet e mbetura deri në fund të sezonit në Premier League.

Mirëpo, futbollistët tjerrë të Arsenal janë duke u bërë secilën herë edhe më shumë skeptik lidhur me mungesën e tij, pasi Ozil prej se e rinovoi kontratën muaj më parë, ka luajtur në vetëm 6 takime.

Shumë mediume i kanë vënë po ashtu në pikëpyetje mungesat e Ozil, pasi rinovoi kontratën me “Topçinjtë’, ku me marrëveshjen e re gjermani paguhet 350.000 funte në javë.

Megjithatë, duke marrë parasysh që për këto dy ndeshjet e fundit të sezonit, Arsenal ashtu kështu nuk ka se për çfarë të luftojë, atëherë Mesut Ozil, po e merr shtruar, kur kemi parasysh se Kampionati Botëror në Rusi, është rreth një muaj larg dhe mesfushori gjerman, duket që Kupën e Botës e ka shndërruar në prioritet.

 
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme