Agon Xhaka është djali i axhës së Granitit dhe Tualantit, yjeve të mëdha të futbollit shqiptar.
Agoni është pjesë e Prishtinës tash e një kohë, ndërsa me rekomandimin e Granitit ka shkuar në Basel, ku edhe ka debutuar me ekipin e parë.
Xhaka ka luajtur për 20 minuta, në fitoren e Baselit kundër Wohlen 6:1.
Në tribuna ishte dhe babi i Granitit dhe Taulantit, axha i Agonit, Ragipi, i cili e pa nga afër takimin.
Përshtypjet e para janë shumë të mira për lojtarin e Përfaqësueses së Kosovës U-21.