Pas ekzaminimeve mjeksëore të detajuara gjatë ditës së djeshme me Sporting Lisbonën për të kompletuar lëvizjen e tij në formë huazimit për sezonin 2016/17, mjekët kanë konstatuar që Lucas Silva ka një problem me zemrën dhe transferimi i tij tek skuadra portugeze është anuluar.
Duke menduar për shëndetin e tij, mjekët e kanë këshilluar të terhiqet nga futbolli. Megjithatë fjalën e fundit do ta thotë vetë lojtari.