Futbollisti turk kundër serbëve në mbrojtje të Celinës dhe Kosovës

Prishtinë | 06 Shk 2017 | 09:35 | Nga

Enes Unal i ka dal në ndihmë Bersant Celinës, i cili sot ishte në një situatë të vështirë me tifozët e skuadrës ës tij Twente

Disa tifozë kishin shpalosur një pankartë ku thuhej ‘Kosova është Serbi’ veprim ky që nuk i pëlqejë fare yllit të Kosovës, Bersant Celina.

Celina me anë të një postimi kishte thënë se ka humbur respektin për ata tifoz që bënë një gjë të tillë dhe për këtë në ndihmë i ka dal edhe sulmuesi turk, Enes Unal.

Turku ka treguar se sa shumë e duan Twenten ai dhe Celina dhe veprime individuale nuk do ta ndryshojnë këtë.

“Ne të dy duam të luajmë për këtë skuadër. Nuk mund të shpjegoj se sa shumë emocionohem kur luaj në këtë stadium dhe disa individë dhe situata nuk mund të ndryshojnë këtë.

“Sot miku im ishe në situatë të vështirë dhe dua të them që jam kundër situatave të tilla. Unë gjithmonë do të jem pas shokëve të mijë”, ka shkruar Unal në Instagram.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme