Vendet e G-20, SHBA, Japonia, Kina, Gjermania dhe Turqia, drejtojnë një ekonomi përafërsisht prej 60 trilionë dollarë, ku dhe tregjet botërore ndjekin nga afër zhvillimet ekonomike në këto vende.
Gjermani që ka presidencën e radhës dhe si vendi pritës i Samitit G-20 që do të mbahet më 7-8 korrik përgatitet të presë liderët e ekonomive më të mëdha të botës. Liderët në punimet që do të kryhen në Samitin e Hamburgut do të diskutojnë në mënyrë të detajuar për çështjet në tregtinë e lirë, mbikëqyrjen e tregjeve financiare, terrorizmin dhe migracionin.
Sipas të dhënave të publikuara për vitin 2016 nga Zyra Federale e Statistikave të Gjermanisë në G-20 ku janë mbledhur së bashku vendet e zhvilluara dhe që janë në zhvillim ndodhen Turqia, SHBA, Japonia, Gjermania, Britania, Franca, Italia, Kanadaja, Argjentina, Australia, Brazili, Kina, Indonezia, India, Rusia, Meksika, Koreja e Jugut, Afrika e Jugut, Arabia Saudite dhe si institucion Bashkimi Evropian.
Në mesin e 19 vendeve anëtare të G-20 SHBA-ja radhitet e para me 57.436 dollarë përsa i përket të ardhurave kombëtare për frymë në aspektin e fuqisë blerëse. Ndërsa pas vijojnë Arabia Saudite me 55.158 dollarë. Australia me 48.899 dollarë, Gjermania me 48.111 dollarë dhe Kanadaja me 46.437 dollarë.
India tërheq vëmendjen se në mesin e vendeve G-20 ka normën më të ulët të të ardhura kombëtare për frymë me 6.616 dollarë. Në këtë kategori Turqia radhitet e 12-ta në mesin e vendeve G-20 me 24.912 dollarë të ardhura kombëtare për frymë.
Vendet e G-20-ës drejtojnë ekonominë prej afërsisht 60 trilionë dollarësh. Nga aspekti i Prodhimit të Brendshëm Bruto (GDP) SHBA-ja ndodhet në vendin e parë me 18 trilionë e 569 miliardë dollarë, e cila ndiqet nga Kina me (11 trilionë e 218 miliardë dollarë), Japonia me (4 trilionë e 939 miliardë dollarë), Gjermania me (3 trilionë e 467 miliardë dollarë). Ndërsa tërheq vëmendjen se edhe BE-ja e cila ndodhet si institucion në G-20 ka një madhësi ekonomie me gjithsej 16 trilionë e 408 miliardë dollarë.
Ndërsa Turqia që ka të ardhurat kombëtare 857 miliardë dollarë, radhitet e 16-ta në mesin e vendeve G-20, ku vendet që radhiten si dy të fundit janë Argjentina me 545 miliardë dollarë dhe Afrika e Jugut me 294 miliardë dollarë.