Gabimisht si fitues u shpall filmi “La La Land”në kategorinë e filmit më të mirë. Por fitues ishte një film tjetër. Emma Stone fitoi çmimin Oskar si aktorja më e mirë.
Aktorja e re amerikane fitoi çmimin Oskar në kategorinë më të rëndësishme – si aktorja kryesore e filmit. Me vetëm 28 vjet, Emma Stone është fituesja më e re e këtij çmimi. Këtë çmim ajo fitoi për rolin e saj në mjuziklin “La La Land”, i cili kishte 14 nominime.
Gabimi i rëndë
Gjatë ndarjes së çmimeve ndodhi edhe një skandal: në kategorinë më të rëndësishme, për filmin më të mirë, aktori Warren Beatty dhe aktorja Faye Dunaway lexuan gabimisht emrin e mjuziklit “La La Land” si fitues! Ndërkohë që Akademia amerikane e Filmit kishte marrë një vendim tjetër: filmi më i mirë ishte shpallur “Moonlight”. Duket se ishin përzier zarfat me emrat e filmave. Regjisori dhe përfaqësuesit e mjuziklit ishin nisur për të dalë në bunë, kur u kuptua gabimi….
Ceremonia me probleme
Çmimin Oscar për regjinë më të mirë e ka fituar Damien Chazelle me filmin “La La Land”. Ai është regjisori më i ri që ka fituar një Oskar. Ndërsa si aktori më i mirë u shpall për këtë vit Casey Affleck, për rolin në dramën “Manchester by the Sea”. I pari në mbrëmje u nderua Mahershala Ali, në kategorinë “aktori më i mirë dytësor”. Aktori amerikan e fitoi këtë çmim për rolin në filmin “Moonlight”, i cili ishte nominuar në tetë kategori dhe ishte një ndër favoritët më të mëdhenj këtë vit. Regjisori Barry Jenkins e ka shkruar vet skenarin ku ka shumë elemente personale.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimin nuk përmbante dot as lotët. Davis ishte personi i dytë me origjinë afroamerikane që fitoi një Oskar!
Në këtë mënyrë Akademia bëri ca ndryshime, pas kritikave dhe protestave të shumta që janë dëgjuar vitin e fundit kur aktorët me ngjyrë kanë refuzuar pjesëmarrjen në këtë ceremoni, sepse me këtë çmim janë nderuar gati gjithmonë vetëm të bardhët.
Oskari për film të huaj shkon në – Iran
Filmi i suksesshëm gjerman “Toni Erdmann”, i regjisores Maren Ade nuk fitoi asnjë Oskar. Çmimin si filmi më i mirë në konkurrencën e filmit të huaj fitoi “The Salesman”, i regjisorit Ashgar Farhadi. Kjo është hera e dytë që fiton ndonjë film iranian, sepse në vitin 2012 ka fituar – “Nader dhe Simin – një ndarje”.
në ceremoninë e ndarjes së çmimin nuk përmbante dot as lotët. Davis ishte personi i dytë me origjinë afroamerikane që fitoi një Oskar!
Në këtë mënyrë Akademia bëri ca ndryshime, pas kritikave dhe protestave të shumta që janë dëgjuar vitin e fundit kur aktorët me ngjyrë kanë refuzuar pjesëmarrjen në këtë ceremoni, sepse me këtë çmim janë nderuar gati gjithmonë vetëm të bardhët.
Oskari për film të huaj shkon në – Iran
Filmi i suksesshëm gjerman “Toni Erdmann”, i regjisores Maren Ade nuk fitoi asnjë Oskar. Çmimin si filmi më i mirë në konkurrencën e filmit të huaj fitoi “The Salesman”, i regjisorit Ashgar Farhadi. Kjo është hera e dytë që fiton ndonjë film iranian, sepse në vitin 2012 ka fituar – “Nader dhe Simin – një ndarje”.(DW)