Keni takuar “Zotërinë e Vërtetë” dhe atëherë ai është bërë e tërë bota jote – është vetën njëri ndër gabimet e palejuara të cilat i bëjnë shumica e femrave.
Keni filluar lidhjen me Zotërinë e Vërtetë dhe ai është i tëri juaji? Është më se e vërtetë që ai është njëri ndër gabimet të cilat i bëjnë femrat kur “takojnë” mashkullin e ëndrrave.
Dhe pastaj pas një kohe pyesin: “E po, ç’ndodhi që shkuan gjërat keq? Çdo gjë ishte e përsosur…”
Për të mos rënë në situata të tilla, lexoni se cilat janë gabimet që i bëjnë shumica e femrave, por që nuk duhet t’i bëjnë…
Nuk i kuptoni meshkujt
Femrat të cilat i kuptojnë plotësisht meshkujt vështirë se mund të gjenden. Në të vërtetë, vetë femrat janë më kompleske dhe t’i kuptosh meshkujt është mjaft e thjeshtë – nëse dini si t’i inspironi ata. Kryesorja është që, si ta mësoni njëherë se si t’i kuptoni dhe çmoni meshkujt, ju do të tregoni më të mirën tuaj, në vend se të tregoni më të keqen.
Provoni ta ndryshoni atë
Nuk ka asgjë më të keqe për një mashkull se të jetë në lidhje me një femër që ai e pëlqen shumë por që ajo provon menjëherë që ta shndërrojë atë në “projektin e saj” të cilin e ka planifikuar qe sa. Qoftë nëse e kritikoni se si po vishet, si po han apo e përqeshni për dukjen në përgjithësi, femrat kanë tendencë ta bëjnë këtë pasi që ato janë krijuar për t’u kujdesur për partnerin. Por, meshkujt pëlqejnë të çmohen dhe vlerësohen për atë çfarë janë, jo për atë çfarë ju dëshironi ata të jenë.
Nuk e vlerësoni atë çfarë ai bën për ju
Disa femra nuk janë mirënjohëse për sakrificat që meshkujt i bëjnë për to dhe kanë sjellje jo të mirë. Ka shumë femra që qëndrojnë në lidhje me një mashkull vetëm për shkak të dhuratave që ai ua bën. Nuk është ai i vetmi që duhet ta vlerësojë atë çfarë ai bën për ju. Nëse jeni duke e trajtuar dikë në këtë mënyrë, dijeni se çfarë të bësh të kthehet!
Nuk ndërtoni besim
Nëse një mashkull e konsideron të ardhmen bashkë me ju, ai ka nevojë që të besojë se ju e respektoni atë dhe e mbështetni. Thellë në shpirt, meshkujt rriten si djem të vegjël me dëshirën për t’u rritur dhe për t’u bërë heronj, dhe një burrë i mirë i cili mund ta mbështesë të dashurën apo gruan e tij. Ai madje mund ta rrezikojë jetën për t’ju mbrojtur juve. Sidoqoftë, për t’ia kthyer ju atij duhet të ndërtoni një besim të përbashkët, kështu që marrëdhënia juaj të mos ketë kurrë probleme.