Një gangster famëkeq francez, i cili bëri një ikje spektakulare gjatë verës, u arrestua të mërkurën, transmeton Klan Kosova.
Redoine Faid u ndalua nga policia në rajonin Oise, në veri të Parisit. Ai u gjurmua nga policia që nga korriku pasi personat e ngritën atë nga burgu duke përdorur një helikopter të rrëmbyer.
Faid u ndalua gjatë një bastisjeje në orët e hershme të mëngjesit në qytetin Creil, ku jeton familja e tij. Vëllau i tij, dy burra të tjerë dhe një grua ishin në mesin e të arrestuarve në aksionin që ishin të përfshirë rreth 50 policë.
46-vjeçari ishte duke vuajtur dënimin prej 25 vjetësh burg për një grabitje të dështuar që kushtoi me jetën e një oficeri policie.
Ai u arrestua fillimisht në vitin 1998 për grabitje të armatosur dhe në vitin 2013 u arratis nga një burg tjetër duke përdorur eksplozivë për të shpërthyer nëpër pesë dyert e burgut dhe duke mbajtur rojet peng si mburoja njerëzore.