Gani Durmishaj përjashtohet nga grupi punues, ministri Muja merr vendim

Screenshot
Prishtinë | 26 Gus 2026 | 17:27 | Nga Ekonomia Online

Gani Durmishaj është përjashtuar nga grupi punues i Ministrisë së Bujqësisë, pas zhvillimeve dhe kontesteve të vazhdueshme lidhur me pretendimin e tij për përfaqësimin e Shoqatës së Industrisë së Qumështoreve të Kosovës.

Sipas pretendimeve të ngritura lidhur me këtë çështje, Durmishaj për vite me radhë është paraqitur publikisht si kryetar i shoqatës, ndonëse ndaj zgjedhjes së tij kanë ekzistuar vendime të Gjykatës Themelore dhe të Gjykatës së Apelit.

Në tekstin e pretendimeve thuhet se dy vendime të Gjykatës Themelore dhe dy të Gjykatës së Apelit kanë konstatuar se Durmishaj nuk është kryetar i shoqatës dhe se zgjedhja e tij ishte e paligjshme.

Çështja është lidhur edhe me debatin e gjatë për përdorimin e vajit të palmës në produktet e qumështit dhe ndikimin e tij në tregun kosovar. Sipas kritikëve të Durmishajt, paraqitja e tij si përfaqësues i industrisë ka krijuar konfuzion te publiku dhe ka ndikuar në mënyrën se si është trajtuar ky debat.

Në këtë kuadër, janë ngritur edhe pretendime se janë ndërmarrë hapa ligjorë për kufizimin e debatit publik rreth kësaj çështjeje.

Ministri i Bujqësisë, Armend Muja, duke marrë parasysh zhvillimet e fundit, ka vendosur për largimin e Gani Durmishajt nga grupi punues.

Vendimi është paraqitur si një hap drejt transparencës, përgjegjësisë institucionale dhe mbrojtjes së interesit të konsumatorëve, me synimin që çështjet që lidhen me sigurinë ushqimore dhe

Të ngjashme