Gani Geci nxjerr një video nga Gjinekologjia, thotë se nipi i sapolindur iu infektua nga papastërtia

Prishtinë | 31 Tet 2022 | 17:49 | Nga Ekonomia Online

Ish-deputeti Gani Geci, ka publikuar një video në Facebook nga reparti i Gjinekologjisë në QKUK.

Deputetja Marigona Geci, vajza e tij, ka lindur një foshnjë aty dhe Gani Geci thotë se nipi i tij është infektuar “me Rotavirus”.

“Lindja ka qenë normale, nipi im Nili në spital pas lindjes nga papastërtia është infektuar me Rotavirus, një sëmundje infektive.Për me ba analizën për këtë virus mjekët e kanë rekomanduar që analiza të bëhet me procedurë të shpejtë por nga gabimet e teknikëve është fut në procedurë të ngadalësuar”, ka shkruar Geci.

“Marigona, duke e ditur se ky virus mund të jetë i rrezikshëm nëse nuk parandalohet i ka dërguar me i ba analizat në një laborator privat, brenda 2 ore janë kthy analizat dhe nipi im ka rezultuar pozitiv me Rotavirus.Shkova për të vizituar nipin dhe vajzën dhe me sytë e mi pash gjendjen e mjerushme.Shiheni pak gjendjen e mjerushme oo ministër, mos kurseni te lehonat se ashtu e kështu kemi rënje të natalitetit dhe ikje masive të mjekëve, inxhinierëve dhe si shkak kryesor për ikje është Sistemi Shëndetësor dhe Sistemi Arsimor”, ka shtuar ai.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=316&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FGaniGeciLDK%2Fvideos%2F428254879487029%2F&show_text=false&width=560&t=0

Të ngjashme