Gani Jakupi përfitues i 20 mijë eurove nga Ministria e Kulturës

Prishtinë | 06 Dhj 2023 | 15:13 | Nga Ekonomia Online

Gani Jakupi, së fundmi organizata e themeluar nga ai, është përfituese e 20 mijë eurove të ndara nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), për të organizuar festivalin “Gran Fest 2024”.

Lista e fituesve të kësaj thirrje është publikuar në faqen e MKRS-së më 29 nëntor të këtij viti.

“Gran Fest” është festivali i vetëm ndërkombëtar në Kosovë i dedikuar romanit grafik.

Kjo organizatë e cila është përfituese e subvencioneve për mbështetje kulturore, quhet Instituti Për Art – ProARTE. Jakupi njëherazi është këshilltar i jashtëm për çështje kulturore dhe mediatike, i kontraktuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), me pagë mujore 7500 euro, me një vit kohëzgjatje, që do të thotë 90 mijë euro në vit.

Ndërkaq, sipas të dhënave në Sistemin Elektronik të Organizatave Joqeveritare, Instituti për Art, ProARTE Institute e themeluar në vitin 22/02/2021.

Të ngjashme