Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Gani Koci, ka publikuar një dokument në llogarinë e tij në Facebook. Sipas tij, ky është vendimi për lirimin e Albin Kurtit nga burgu, raporton Express.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Koci ka thënë se Kurti duhet ta dërgoj në prokurori, edhe vendimin e Koshtunicës për lirimin e tij.
“Albin Kurti, duhet ta dërgoj në prokurori, edhe vendimin e Koshtunicës, per lirimin e “paligjshëm” të tijë, nga mbajtja e dënimit me burg?!”, ka shkruar Koci.