Depuetja e PDK, Ganimete Musliu ka thënë se janë kundër vendimit të rritjes së çmimit të ZRRE-së, raporton EO.
“Me zemër e me shpirt jeni kundër këtij vendimi ju VV. Fatkeqësia më e madhe që iu mungon guximi”.
“Duhet me pas guxim mi thanë jo liderit të partisë edhe kryeministrit. Unë ndiej keqardhje për ju. Albin Kurti e pata thënë që është frikacak po e dëshmon edhe sot. Nuk i duhet qeveri frikacake këtij vendit. Jo me ik sepse nuk mundesh me ju ikë qytetarëve. Mos kofsha në lëkuren tuaj. Hashim Thaçi ka mu mbajt në mend që ka rrit rrogat 100%. Ramushi për taksën 100%. E Albin Kurti për rritjen e tarifave 100%. Ky është kryeministër frikacak”, u shpreh Musliu raporton Ekonomia Online.