Ganimete Musliu ia uron ditëlindjen Thaçit

Prishtinë | 24 Pri 2021 | 10:14 | Nga Ekonomia Online

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratikë të Kosovës, Ganimete Musliu, ia ka uruar ditëlindjen ish-presidentit Hashim Thaçi.

Ajo ka zgjedhur një foto me Thaçin dhe Sami Lushtakun, sipër së cilës ka shkruar “Gëzuar ditëlindjen PRESIDENT!”.

Ndryshe, ditëlindja e 53-të, ish-presidentin Hashim Thaçi do ta gjejë larg familjes, miqve e bashkëpartiakve. I vetmi mik që do të këtë mundësi t’a urojë për këtë ditë të veçantë nga afër, do të jetë ish-kryeparlamentari, Kadri Veseli, i cili po mbahet bashkë me të në Qendrën e Paraburgimit në Hagë.

Thaçi po mbahet në paraburgim që nga 5 nëntori i vitit të kaluar. Në po këtë ditë, ai kishte dhënë dorëheqje nga pozita e Presidentit të Republikës së Kosovës dhe ishte transferuar për në Hagë.

Arsye për këtë kishte qenë ngritja e aktakuzës nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Aktakuza ndaj tij ishte ngritur në ditëlindjen e tij të 52-të .

Përveç Thaçit, aktakuzë është ngritur edhe ndaj Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Veprat që rëndojnë ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit kanë të bëjnë me krime lufte, ndalimit të paligjshëm ose arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe krimet kundër njerëzimit të burgosjes, akteve të tjera çnjerëzore, torturës, vrasjes së paligjshme, zhdukjes me forcë të personave dhe përndjekjes, të cilat sipas Dhomave të Specializuara, janë kryer midis marsit 1998 dhe shtatorit të vitit 1999.

https://www.facebook.com/ganimete.musliu.9/posts/10159050795268006
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme