Ganimete Musliu: Kjo qeveri ia ka ndalë ujin e pijes Drenicës, e merret me folklorizëm

Prishtinë | 06 Mar 2023 | 22:05 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu është kyçur në emisionin “Debat Plus” përmes telefonit, teksa po diskutohej për ofendimet që ajo i ka marrë ditëve të fundit pasi i kishte adresuar disa kritika ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Ajo tregoi se arsyeja që sot është sot nuk ka ardhur në emision është pasi sot është përvjetori i Epopesë së UÇK-së.

Megjithatë, ajo u shpreh se është e gatshme të ballafaqohem me kë do që është prezent në studio dhe me autorin e emisionit personalisht.

“Një qeveri që ia ndalon ujin e pijes një rajoni si Drenica nuk mund të mbrohet. E drejta për ujë është e drejtë elementare. Kjo qeveri nëse për atë zotëri mund të jetë folklorizëm, për qytetarët e Drenicës është jetë dhe e ka nxjerr nga projekt-buxheti i kaluar dhe këtij viti. Ganimete Musliu nuk ka nevojë me mbrojt askush, por mendoni për vajzat e juaja se në çfarë mentaliteti po i rritni”, shtoi ajo.

Mirëpo, pas deklaratës së Musliut, ndërhyri analisti Ylli Hoxha, teksa pati edhe tensione dhe përplasje me ligjvënësen opozitare.

“E bone një akuzë dhe nuk të kuptova. Po kam qejf që ta kesh gabim. Të lutëm përsërite edhe njëherë”, ishte kërkesa e Hoxhës në Debat Plus.

Pas kësaj, Musliu u shpreh se Hoxha ka postuar një fotografi të nxjerr nga gazeta Metro në Londër ku flitet për pushtetin e Drenicës, trasnemton Paparaci.

“Ylli shumë qartë, nuk më kujtohet viti sakt, ju keni qenë ai njeri që e keni postu një fotografi që është nxjerr nga Metro në Londër dhe e keni postuar ‘ja se si cka i ka bo pushteti i Drenicës, ky qytetar nga Pokleku i Vjetër është detyruar me dalë jashtë vendit, ashtu kështu, derisa Ka dalë se ajo fotografi është dalë nga Metro”, i tha Musliu Hoxhës.

Por, këtë e kundërshtoi Hoxha. Ai u shpreh se nëse nuk kërkon falje, atëherë do të ballafaqohet me të në Gjyq.

“Vallai Ganimete ose kërkon falje ose shihemi në gjyq. Nuk është e vërtetë hiq. Ose kërko falje, thuaj gabim ose po shkojmë në Gjyq”, u shpreh ai.

Të ngjashme