Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka ndarë me ndjekësit e saj në Facebook një fotografi nga zyra e saj.
Në fotografi shihet që prapa vetes ka fotografinë e komandantit legjendar, Adem Jashari dhe ish-presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.
“Komandanti legjendar dhe Presidenti dy simbolet e çlirimit, edhe në zyren time krahë njëri-tjetrit, si në kohët e vjetra! 🇦🇱🇽🇰❤️”, ka shkruar Musliu në përshkrimin e fotografisë.
Ky është postimi i saj i plotë:
Mirëmëngjesi!
Komandanti legjendar dhe Presidenti dy simbolet e çlirimit, edhe në zyren time krahë njëri-tjetrit, si në kohët e vjetra!