Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka publikuar fotografi me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën.
Musliu e ka uruar Ramën për fitore në zgjedhjet e Shqipërisë.
“Urime kryeministër”, ka shkruar deputetja e PDK-së në Facebook.
Edi Rama ka arritur që të fitojë mandatin e tretë në krye të ekzekutivit në Shqipëri, derisa, PS-ja është radhitur parti e parë e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit.
Ai ka siguruar 74 mandate në legjislaturën e re.