Ganimete Musliu tregon ku dhe me kë i kaloi pushimet

Prishtinë | 31 Gus 2021 | 21:09 | Nga Ekonomia Online

Deputetja Ganimete Musliu thotë se në aspektin privat ka kaluar një verë të mirë. Por thekson se përhapja e madhe Covid-19 ndryshoi gjithçka.

Në emisionin ‘Natë Vere’ në T7 ajo ka treguar ku i ka kaluar pushimet dhe me kë.

“Ka qenë rasti shumë i rëndë, shokues rasti i aksidentit të autobusit në Kroaci dhe këto shifra alarmante që tani i kemi nga Covid-19 ja kanë humb hijeshin verës”, thotë Musliu.

“Janë këto raste që nuk na e kanë lënë me e shiju verën sepse ka qenë një verë shumë e mirë pas një periudhe të gjatë të mbylljes, të izolimit, diaspora e bëri të vetën, erdhi në masë të madhe dhe e gjallëroi Kosovën. Ia shtoi edhe hijeshinë dhe e ja shtoi shijen verë. Për mua personalisht vera ka qenë e mirë, e qetë, pa ndonjë ndryshim të madh”, shpjegoi ai.

Por ku i kaloi pushimet?

‘Si krejt shqiptarët në Shqipëri”, tha ajo duke qeshur.

“Shqipëria është krejt e bukur, ndash në deti ndash në bjeshkë. Sivjet s’kam bërë pushime të gjata në Shqipëri. Kam qenë dy herë nga tre ditë dhe jam ndi mirë”, thotë ajo.

Me kë i kaloi pushimet?

“Kam qenë me familjen, e kemi kaluar një vikend të gjatë kisha me thënë, por jo pushime 10 ditore ose një javë. Vetë fakti që po na bën me shku ka 2-3 ditë po na bën të ndihemi mirë’, theksoi Musliu.

Të ngjashme