Gara në Antalya, testi i fundit për Evropian

Prishtinë | 06 Pri 2018 | 10:32 | Nga

Pas afro dy muajsh, xhudistët elitarë të vendit kthehen në gara të nivelit të lartë botëror. Turneu Grand Prix, që të premten (sot) nis në Antalya të Turqisë, do të jetë sfida e radhës për xhudistët kosovarë, shkruan sot Koha Ditore.

Nora Gjakova, Distria Krasniqi e Akil Gjakova së fundi kanë garuar në turneun Grand Slam të Parisit, më 10 shkurt. Pos tyre në turneun që mbahet në qytetin bregdetar turk do të garojnë edhe Loriana Kuka, Fjolla Kelmendi e Leutrime Krasniqi.

Kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi, është ende duke u rikuperuar pas operacionit në gju. Ajo pritet të kthehet në verë.

Nora e Distria garojnë të premten (sot), ndërsa janë bartëset e para në kategoritë e tyre, 57 kilogramë dhe 52 kilogramë. Në kategorinë deri 52 kilogramë janë 18 garuese, ndërsa në atë deri 57 kilogramë 16 garuese.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme