Ekonomia Online
FUNDIT

Gara për Prishtinën rrit pakënaqësitë brenda partive

Gara për Prishtinën rrit pakënaqësitë brenda partive

Shpend Ahmeti dhe Lirak Çelaj janë dy kandidatët që do t’i futen garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë, tjerat parti ende nuk i kanë bërë të ditur emrat e kandidatëve të tyre. Gara për të parin e Prishtinës ka bërë që të rriten pakënaqësitë edhe brenda vetë partive politike. Derisa dy nga partitë në vend, […]

Shpend Ahmeti dhe Lirak Çelaj janë dy kandidatët që do t’i futen garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë, tjerat parti ende nuk i kanë bërë të ditur emrat e kandidatëve të tyre.

Gara për të parin e Prishtinës ka bërë që të rriten pakënaqësitë edhe brenda vetë partive politike. Derisa dy nga partitë në vend, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) si dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë dalë pa hezitim me kandidaturat e tyre për Prishtinën, partitë tjera po hezitojnë të përcaktohen për kandidatin. “Lufta” brenda këtyre partive se kush do të kandidojë për të parin e Prishtinës po vonon edhe kandidaturat.

PDK-ja në Prishtinë në mënyrë unanime ka votuar që kandidat për Prishtinën të jetë kryetari i kësaj dege, Lirak Çelaj. Edhe nga VV-ja konfirmohet se Shpend Ahmeti do ta ketë besimin e partisë edhe për një mandat.

Ditë më parë edhe kryesia e Degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Prishtinë në mënyrë unanime ka votuar që kandidat për Prishtinën të jetë kryetari i kësaj dege, Lirak Çelaj. Çelaj ka thënë për “Zërin” se vetë fakti që është angazhuar në politikë është një motiv për të kontribuar për zhvillimin e vendit. “Edhe tani ky është motivi thjesht për ta dhënë kontributin maksimal për zhvillimin e qytetit të Prishtinës”.

Të ngjashme