Ambasada Amerikane në Tiranë u ka bërë një thirrje të gjithë Prokurorëve që të aplikojnë për të qenë anëtarë të Prokurorisë Speciale.
Antikorrupsion. “Shqipëria po krijon një sistem të ri drejtësie, bazuar tek pavarësia, profesionalizmi dhe integriteti. Prokurorët të cilët mishërojnë këto ideale i përgjigjen një thirrjeje për shërbim publik që është më e lartë sesa thjesht një vend pune. Ne iu bëjmë thirrje këtyre njerëzve me kurajo që të bëhen pjesë e të ardhmes së Shqipërisë duke aplikuar për të qenë anëtarë të SPAK”, thuhet në apelin e Ambasadës Amerikane në Facebook.