Në ambientet e kazermës ,,Adem Jashari” të Forcës së Sigurisë së Kosovës, është mbajtur sot ceremonia e përmbylljes solemne të Garës Ndërkombëtare Tradicionale “Ushtari më i mirë 2021”.
Në ceremoni të pranishëm ishin komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës , gjenerallejtënant Rrahman Rama, oficerë dhe nënoficerë të FSK-së si dhe pjesëmarrës nga ushtritë e vendeve partnere.
Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama u shpreh i kënaqur me mbarëvajtjen e kësaj gare, duke theksuar se Gara “Ushtari më i mirë 2021” ka për qëllim të promovoj shpirtin garues, të rritë motivin dhe të testoj shkathtësitë ushtarake te të gjithë pjesëtarët pjesëmarrës në garë. Ai ndër të tjera tha se me profesionalizmin, përkushtimin dhe njohuritë e treguara gjatë këtyre ditëve keni përmbushur qëllimin dhe suksesin e plotë, ndërsa pjesëmarrja e garuesëve nga pesë ushtritë e vendeve partnere në këtë garë e dëshmon edhe një herë që ne jemi forcë profesionale e disiplinuar, motivuar dhe kontribuese e sigurisë në regjion dhe me gjerë.
Ndërsa rreshter majori i komandantit të FSK-së, Genc Metaj theksoi se gara e këtij viti ka qenë mjaft sfiduese si dhe falënderoi garuesit e të gjitha vendeve partnere të cilët me pjesëmarrjen e tyre e madhështuan këtë garë, e cila më shumë se garë është mundësi e shkëlqyeshme e krijimit të urave të miqësisë, njohjes me njëri-tjetrin dhe shkëmbimit të përvojave.
Gara e ushtarit më të mirë është realizuar në periudhën kohore njëjavore, ku morën pjesë 19 garues, pjesëtarë të FSK-së si dhe 12 garues, pjesëtarë të vendeve partnere nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kroacia, Shqipëria, Turqia dhe Maqedonia Veriore. Fitues të garës Ushtari më i mirë” në kuadër të FSK-së u shpallën ; Vendi i parë – ushtar Edon Brahimi, nga Regjimenti të III-të të KFT-së, vendi i dytë – ushtar i klasit të parë Bujar Gjaka, nga Regjimentit të III-të të KFT-së, ndërsa në vendi i tretë- rreshter Fatmir Tahiri nga Regjimenti i I-rë i KFT-së. Ndërsa fitues të tri vendeve të para nga pjesëmarrësit ndërkombëtar ishin, vendi i parë – tetar Filip Vicarin nga Kroacia, vendi i dytë -nëntetar- Ylber Mala nga Shqipëria dhe vendi i tretë – ushtar Konstantin Çipi nga Shqipëria. Garuesit u testuan në disiplinat: testi fizik, njohuri të përgjithshme, gjuajtje me armë, navigim tokësor, kalimi i poligonit të besueshmërisë, hedhja e granatës, ndihma e parë, vëzhgimi i terrenit dhe marshimi.