Gashi: 17 Shkurti kurorëzim i rrugëtimit për pavarësi

Obiliq | 16 Shk 2017 | 15:21 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në kuadër të festimeve për ditën e pavarësisë kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, bëri homazhe para pllakës përkujtimore të dëshmorëve në qendër të qytetit. Ai vazhdoi tutje në shkollën e mesme të ulët “Ibrahim Rugova”, në manifestimin tradicional të festës së pavarësisë së Kosovës.

Kryetari Gashi, para të pranishmëve që ishin epror të Policisë së Kosovës, Forcës së Sigurisë, profesor e drejtorë komunalë tha se përgjatë këtyre nëntë vjetësh Kosova po përballet me probleme si ai i murit në veri, gjykata speciale e probleme tjera, që sipas tij, vendi nuk i meriton t’i ketë, raporton Ekonomia Online.

“17 shkurti 2008-së, ishte kurorëzimi i këtij rrugëtimi të gjatë për liri. Tash kur kanë kaluar nëntë vjet nga shpallja e pavarësisë, ne akoma ballafaqohemi me problem të shumta. Veriu i Mitrovicës, Gjykata Speciale, problem me territore, tash ndalja e pjesëtarëve të UÇK-së nga shtetet e huaja me direktivë të shtetit serb, janë arsye të fuqishme për unifikimin e të gjithë shqiptarëve pa dallim partie apo bindje politike”, ka thënë Gashi.

Pjesë këtij tubimi ishin edhe përfaqësues të organizatave të dala nga lufta.

Esat Curri i cili është edhe babi i dëshmorit Ferid Curri tha se shteti i Serbisë ende vazhdon të bëjë trysni ndaj Kosovës.

Në anën tjetër drejtori i shkollës, “17 shkurti”, Zeqir Hashani, ka treguar sukseset e këtij institucioni edukativo arsimor duke thënë se së bashku me Kosovën po rriten edhe nxënësit e gjimnazit “17 shkurti”.

Nxënësit e shkollës i dhuruan kryetarit një pikturë të heroit Agim Ramadani.

Në kuadër të festimeve për nder të përvjetorit të pavarësisë, komuna e Obiliqit ka pasur edhe aktivitete të tjera të cilat ishin nën përcjelljen e kryetarit Xhafer Gashi.

Në këtë ceremoni solemne u dekoruan edhe mësimdhënësit Imer Dermaku profesor në këtë gjimnaz i cili ligjëron lëndën e biologjisë, dhe Ahmet Murati, mësimdhënës i lëndëve matematikë dhe informatikë.

Të ngjashme